Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 96 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 96 nga 111 • Shqip


قُلْ كَفَىٰ بِاللَّهِ شَهِيدًا بَيْنِي وَبَيْنَكُمْ ۚ إِنَّهُ كَانَ بِعِبَادِهِ خَبِيرًا بَصِيرًا 96
Përkthim:
Thuaj: “Perëndia mjafton për dëshmitar në mes meje dhe jush. Me të vërtetë, Ai i di dhe i sheh robërit e Vet. El-Isra 17:96
Tefsiri:

Thuaj: “Mjafton Allahu si dëshmitar mes meje dhe jush, Ai di dhe sheh gjithçka për robërit e vet”. -

Ndër dëshmitë e shumta dhe më të forta të Allahut për besnikërinë e Profetit të Tij, janë ajetet e Kur'anit dhe kjo shpallje madhështore. Tjetër është edhe fitorja që Allahu i dha Profetit (a.s.) mbi të gjithë armiqtë dhe kundërshtarët e tij. Nëse Profeti do të gënjente për Zotin, ai do të ndëshkohej menjëherë, sikurse thuhet në Kur'an: “Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me të djathtën Tonë, E pastaj do t’ia këputnim arterien e zemrës. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.” [El hakka 44-47]. Allahu i Madhëruar është Habirun Basir, pra, di gjithçka në imtësi dhe shikon gjithçka. Atij nuk mund t’i fshihet asgjë e krijesave.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 95 E ardhshme El-Isra • Ajet 97