Në Ditën e Kijametit Ne do t'i tubojmë ata duke i tërhequr zvarrë me fytyra përmbys, të verbër, memecë dhe të shurdhët. -
Nuk ka ndonjë mik e mbështetës që do të mund t'i ndihmonte këta të mjerë dhe t’i shpëtonte nga dënimi i Zotit, ditën kur Ai t’i ringjallë ata me fytyrë përtokë, të poshtëruar, të verbër e memecë. Ata as nuk do të shohin dhe as do të mund të flasin kur të përjetojnë ndëshkimin.Vendi i tyre është xhehenemi. Sa herë që duket se flaka po shuhet, Ne do t'ia shtojmë flakërimin. -
Vendqëndrimi i tyre i përjetshëm është Xhehenemi. Sa herë që duket se do të shuhet, atij i shtohet sërish nxehtësia. Ata do të përjetojnë një ndëshkim të vazhdueshëm, që kurrë nuk u zbutet. Ata as nuk vdesin dhe të shkatërrohen tërësisht dhe as nuk u lehtësohet ndëshkimi ndonjëherë. Allahu i Madhëruar nuk u bën asnjë padrejtësi, por i ndëshkon për mohimin e ringjalljes, për refuzimin e besimit, për të cilin folën profetët dhe librat. Duke mohuar ringjalljen, ata e konsiderojnë Zotin të pafuqishëm që t’i kthejë edhe një herë në jetë dhe t’i shpërblejë me drejtësinë e Tij.