Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 108 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 108 nga 110 • Shqip


خَالِدِينَ فِيهَا لَا يَبْغُونَ عَنْهَا حِوَلًا 108
Përkthim:
Në to do të qëndrojnë përherë. Nuk do të dëshirojnë ndërrim prej tyre, (meqë janë tepër të kënaqur). El-Kehf 18:108
Tefsiri:

Aty do të jenë përgjithmonë dhe kurrë nuk do të kërkojnë të largohen nga ai. -

Ky është kompletimi i të gjitha mirësive, sepse ato nuk do të mbarojnë kurrë. Banorët e Xhenetit nuk do të kërkojnë asnjëherë që të largohen nga ai vend apo që t’u ndryshohen ato mirësi. E si ta kërkojnë këtë, kur ata shohin çdo gjë që u pëlqen dhe i lumturon?! Ata nuk shohin ndonjë që të ketë kënaqësi më të madhe se ata. Ata mendojnë dhe shohin se janë më të lumturit në gjithësi. Për t’u shpjeguar madhështinë e Krijuesit dhe cilësitë e Tij, që krijesat nuk mund t’i kapin plotësisht, thuaju tyre:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 107 E ardhshme El-Kehf • Ajet 109