Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 109 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 109 nga 110 • Shqip


قُلْ لَوْ كَانَ الْبَحْرُ مِدَادًا لِكَلِمَاتِ رَبِّي لَنَفِدَ الْبَحْرُ قَبْلَ أَنْ تَنْفَدَ كَلِمَاتُ رَبِّي وَلَوْ جِئْنَا بِمِثْلِهِ مَدَدًا 109
Përkthim:
Thuaj: “Sikur deti të isht ngjyrë (për të shkruar) fjalët e Zotit tim, do të shterrej deti, par ase të sosen fjalët e Zotit tim, e madje, sikur të sillnim Ne si ndihmë edhe aq ngjyrë shkrimi”. El-Kehf 18:109
Tefsiri:

“Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, deti do të shterej para se të përfundonin fjalët e Zotit tim, madje edhe sikur të merrnim edhe një tjetër si ai.” -

Sikur të gjithë detet e botës të ishin bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim dhe sikur të gjitha pemët e tokës, nga fillimi i botës deri në fundin e saj, të ishin lapsa për të shkruar fjalët, edhe detet do të shteronin, edhe pemët do të harxhoheshin e do të treteshin, përpara se të mbaronin fjalët e Zotit tim. Kjo është diçka shumë e madhe, që askush nuk mund ta përfshijë me dijen e vet. Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t’i shtohen edhe shtatë dete të tjera, nuk do të mbaronin fjalët e Allahut. Allahu është Ngadhënjimtar i Urtë.” [Lukman 27]. Sigurisht, ky krahasim është sjellë që mendjet njerëzore ta kuptojnë më lehtësisht, që të gjitha këto janë krijesa dhe të gjitha krijesat e kanë një fund, ndërsa fjalët e Zotit janë cilësi të Tij, dhe cilësitë e Tij nuk janë të krijuara, prandaj, si të tilla, nuk kanë kufi dhe as fund. Çfarëdo madhështie dhe pafundësie që të përfytyrojnë krijesat, Allahu qëndron shumë më lart atyre. Të tilla janë të gjitha atributet e Allahut të Lartësuar, si dituria, urtësia, pushteti dhe mëshira. Sikur të mblidhej dituria e gjithë botës, nga i pari deri tek i fundit, dhe banorët e qiellit dhe të tokës, kjo dituri do të ishte si shembulli i një harabeli, që qëndron në breg të oqeanit dhe merr një pikë ujë me sqepin e tij. Është kështu, sepse Allahu ka cilësitë më të plota dhe më madhështore, më të gjera dhe gjithëpërfshirëse. Vetëm tek Allahu do të kthehen të gjithë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 108 E ardhshme El-Kehf • Ajet 110