Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 38 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 38 nga 110 • Shqip


لَٰكِنَّا هُوَ اللَّهُ رَبِّي وَلَا أُشْرِكُ بِرَبِّي أَحَدًا 38
Përkthim:
Por, unë besoj se Perëndia është Zoti im, dhe unë – Zotit tim, nuk i bëj shok askë. El-Kehf 18:38
Tefsiri:

Por unë besoj se Allahu është Zoti im dhe unë nuk i bëj shok Zotit tim askënd." -

Unë pranoj, pohoj me bindje dhe besoj se Allahu është Zoti im, Krijuesi, Furnizuesi dhe Rregulluesi i çështjeve të mia. Ai është i vetëm në aspektin e rububije-s. Gjithashtu, unë e adhuroj Zotin si një të vetëm dhe i nënshtrohem me bindje veç Atij. Unë nuk i shoqëroj asnjë krijesë Allahut në adhurimet që ia dedikoj. Pastaj i kujton atij se besimi i vërtetë dhe Islami janë mirësitë më të mëdha, edhe sikur të kesh pak pasuri dhe pasardhës. Çdo mirësi tjetër veç tyre do të zhduket një ditë. Nëse nuk shfrytëzohen në funksion të imanit dhe islamit, në fakt ato janë fatkeqësi që çojnë në ndëshkim e dëshpërim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 37 E ardhshme El-Kehf • Ajet 39