Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 39 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 39 nga 110 • Shqip


وَلَوْلَا إِذْ دَخَلْتَ جَنَّتَكَ قُلْتَ مَا شَاءَ اللَّهُ لَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ ۚ إِنْ تَرَنِ أَنَا أَقَلَّ مِنْكَ مَالًا وَوَلَدًا 39
Përkthim:
Dhe, sikur ti, kur hyre në kopshtin tënd, të kishe thënë: (kjo është) si ka dashtë Perëndia! Askush nuk ka fuqi (që të ndryshojë) përveç Zotit. Nëse ti sheh se unë kam më pak pasuri dhe pasardhës, El-Kehf 18:39
Tefsiri:
Përse nuk the kur hyre në kopshtin tënd: “Mâ shâell-llâh, lâ ku-uete il-lâ bil-lâh.” – "Çfarë do Allahu bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Allahut.". Edhe pse me sheh se unë kam më pak pasuri dhe fëmijë sesa ty, unë pres që Zoti im të më japë diçka më të mirë se kopshti yt! -

O mohues i Zotit, edhe pse më sheh që jam më i varfër në pasuri dhe fëmijë, dije se ajo që gjendet tek Zoti është më e mirë dhe e përjetshme. Mirësitë dhe bujaria e shpresuar nga Allahu është më e mirë se e gjithë bota dhe ç’ka në të. Por kjo mirësi arrihet veçse me iman dhe Islam. Me këtë gëzohen të mençurit dhe të urtët.
Shko te videoja e plotë e sures