Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 47 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 47 nga 110 • Shqip


وَيَوْمَ نُسَيِّرُ الْجِبَالَ وَتَرَى الْأَرْضَ بَارِزَةً وَحَشَرْنَاهُمْ فَلَمْ نُغَادِرْ مِنْهُمْ أَحَدًا 47
Përkthim:
(Kujtoju atyre) Ditën kur Ne i lëkundim bjeshkët dhe ti sheh tokën e zhveshur dhe kur Ne, i ringjallim njerëzit (për të dhënë llogari), e nuk e lëmë askë anash (të paringjallur). El-Kehf 18:47
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar na tregon rreth ndodhive dhe skenave të tmerrshme të Ditës së Gjykimit:

Një Ditë Ne do t'i shkulim malet dhe do ta shohësh Tokën të sheshtë

(e të shkretë)

dhe Ne do t'i tubojmë të gjithë, pa lënë askënd pas. -

Allahu do t’i shkulë malet nga vendi dhe do t’i bëjë si lesh i shprishur, që shpërndahet në ajër. Toka do të bëhet e sheshtë, e lëmuar, pa gropa apo male. Atëherë, Zoti do t’i ringjallë e do t'i nxjerrë sipër tokës të gjitha krijesat. Ai ka për t’i mbledhur të parët dhe të fundit. Do t’i nxjerrë nga barku i tokës apo shkretëtirave të humbura, nga fund i oqeaneve dhe skutat më të errëta. Do t’i bashkojë trupat e tretur pasi të jenë përhapur dhe zhdukur nëpër tokë. Ai do t’i rikrijojë, duke bashkuar çdo pjesë të tyre në një krijim të ri.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 46 E ardhshme El-Kehf • Ajet 48