Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote. -
Asgjë më shumë nuk të ofrojnë këto gjëra. Ato janë thjesht stoli të kësaj bote, që do të përfundojnë e zhduken. Ajo që mbetet gjithmonë dhe që e gëzon njeriun është puna e mirë dhe shpërblimet, që do të mbeten edhe pas vdekjes.Por veprat e mira, që mbeten gjithmonë, janë më të mira te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë. -
“Vepra të mira që mbeten” përfshin të gjitha ato vepra që bëhen në bindje ndaj Allahut, qofshin ato të detyrueshme, qofshin të pëlqyeshme, qofshin vepra që kanë lidhje me detyrimet ndaj Zotit, qofshin vepra që kanë lidhje me detyrimet ndaj krijesave. Të tilla janë, për shembull: namazi, zekati, sadakaja, haxhi, umreja, shprehjet “Subhânallâh, elhamdu lil-lâh, lâ ilâhe, il-l-Allâh, Allâhu Ekber”, leximi i Kur'anit, kërkimi i dijes së dobishme, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga të këqijat, mbajtja e lidhjeve farefisnore, bamirësia ndaj prindërve, përmbushja e detyrimeve ndaj bashkëshortes e familjes, madje edhe bamirësia ndaj kafshëve e natyrës dhe të gjitha krijesave. Të gjitha këto janë “vepra të mira që mbeten”. Të gjitha këto kanë vlerë të madhe dhe janë shumë më të shpërblyeshme nga Zoti. Shpërblimi i tyre mbetet dhe shumëfishohet me kalimin e kohës. Shpresohet që edhe në jetën e kësaj bote edhe në ahiret, shpërblimi i tyre të ketë dobi. Mendohu pak për shembullin që Zoti sjell për këtë botë! Ai përmend dy lloje mirësish, që mund të shijohen dhe të fitohen në këtë botë: