Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 52 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 52 nga 110 • Shqip


وَيَوْمَ يَقُولُ نَادُوا شُرَكَائِيَ الَّذِينَ زَعَمْتُمْ فَدَعَوْهُمْ فَلَمْ يَسْتَجِيبُوا لَهُمْ وَجَعَلْنَا بَيْنَهُمْ مَوْبِقًا 52
Përkthim:
(Kujtoju atyre) kur thotë (Perëndia): “Thirrni shokët e Mi që ju mendoni (se janë shokët e Mi)”. E, ata i thirrën, por ata nuk u përgjegjën. El-Kehf 18:52
Tefsiri:

Një Ditë Ai do t'u thotë: “Thirrini

(për ndihmë)

ata, për të cilët pretenduat se janë shokët e Mi!”. Ata do t'i thërrasin, por

(idhujt)

nuk do t'u përgjigjen. Ne do të fusim urrejtje

(si dënim)

mes tyre. -

Ju pretendonit se këta idhuj janë partnerë të Zotit dhe kanë pjesë në pushtetin e Tij. Kjo ishte veç shpifje, sepse Allahu nuk ka nevojë për shokë e partnerë në pushtetin e Tij, as në Tokë dhe as në qiej. Atëherë, lutjuni tani atyre që i mendonit si partnerë të Zotit, që t’ju sjellin ndonjë dobi dhe t’ju shpëtojnë nga vështirësitë e kësaj dite! Allahu i Madhëruar thotë: “...ata do t'i thërrasin, por nuk do t'u përgjigjen.” Do të ndodhë kështu, sepse i gjithë sundimi dhe mbretërimi është vetëm në dorë të Allahut. Askush nuk zotëron asnjë grimë fuqie e pushteti për të sjellë dobi e për të mbrojtur nga e keqja, as për veten e tyre dhe as për të tjerët. Allahu i Lavdëruar thotë: “Ne do të fusim urrejtje mes tyre.” Atë ditë, Allahu do t’i ndajë idhujtarët nga idhujt dhe do të fusë urrejtje mes tyre. Ata do ta mohojnë njëri-tjetrin. I Madhëruari thotë: “Kush është më i humbur se ata të cilët, në vend të Allahut, u luten atyre që nuk mund t’u përgjigjen (edhe sikur t'u luten) deri në Kijamet?! Ata janë të paditur (e të pafuqishëm t'u përgjigjen) për lutjet e tyre. Dhe kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit (në ditën e Llogarisë), ata (idhujt) do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhurimin që u përkushtuan.” [Ahkaf 5, 6]
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 51 E ardhshme El-Kehf • Ajet 53