Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 53 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 53 nga 110 • Shqip


وَرَأَى الْمُجْرِمُونَ النَّارَ فَظَنُّوا أَنَّهُمْ مُوَاقِعُوهَا وَلَمْ يَجِدُوا عَنْهَا مَصْرِفًا 53
Përkthim:
Dhe, mëkatarët do të shohin zjarrin dhe do të bindën, se, ata me të vërtetë, do të bijnë në të dhe, nuk do të gjejnë largim nga ai vendstrehim. El-Kehf 18:53
Tefsiri:

Keqbërësit do ta shohin zjarrin dhe do të binden se do të hidhen në të... -

Ditën e Gjykimit do të bëhet llogaria e krijesave, që do të ndahen sipas veprave të tyre. Keqbërësit do të marrin dënimin e merituar. Vendimi i Zotit për ndëshkimin e mohuesve dhe keqbërësve do të behet realitet. Ata do ta shohin Xhehenemin para se të hidhen në të. Tmerri i tyre do të shtohet më tepër kur ta shohin vetë, me sytë e ballit, zjarrin që përcëllon. Përveç kësaj, do të binden se:

... dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij. -

Pra nuk kanë për të gjetur ndonjë mundësi t’i shmangen dhe asnjë ndërmjetësues nuk do të mund t'u sjellë dobi, pa lejen e Zotit. Këto ajete janë një kërcënim dhe paralajmërim që të frikësohen zemrat e të mençurve që kujdesen për të mirën e vetvetes dhe duan shpëtimin e saj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 52 E ardhshme El-Kehf • Ajet 54