Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 61 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 61 nga 110 • Shqip


فَلَمَّا بَلَغَا مَجْمَعَ بَيْنِهِمَا نَسِيَا حُوتَهُمَا فَاتَّخَذَ سَبِيلَهُ فِي الْبَحْرِ سَرَبًا 61
Përkthim:
Dhe, kur ata të dy arritën në vendin ku takoheshin ato (detet), harruan peshkun e tyre (që – e kishin me vete shenjë) e që, ai (peshku) rrëshqiti në det. El-Kehf 18:61
Tefsiri:

Kur arritën në vendin ku bashkoheshin dy detet, ata harruan fare për peshkun e tyre, i cili mori rrugën vetë e u fut në det. -

Kur Musai dhe djaloshi mbërritën në pikëtakimin e dy deteve, panë një shenjë shumë të çuditshme. Peshku që kishin marrë me vete për ta ngrënë filloi të lëvizte dhe të drejtohej për në det. Në fakt, Musait i ishte thënë më herët se, vendi ku do të shihte një shenjë të tillë, ishte pikërisht vendi ku do të ndodhte edhe takimi me njeriun e ditur. Komentuesit e Kur'anit thonë se peshku u ngjall dhe nisi të lëvizte kur u lag nga uji i detit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 60 E ardhshme El-Kehf • Ajet 62