Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 62 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 62 nga 110 • Shqip


فَلَمَّا جَاوَزَا قَالَ لِفَتَاهُ آتِنَا غَدَاءَنَا لَقَدْ لَقِينَا مِنْ سَفَرِنَا هَٰذَا نَصَبًا 62
Përkthim:
Kur ata kaluan (atë vend), Musai i tha përcjellësit të vet: “Na jep atë sillën tonë, sepse, jemi lodhur nga ky udhëtim ynë”. El-Kehf 18:62
Tefsiri:

Pasi e kaluan atë vend, ai i tha djaloshit: “Na jep ushqimin, se na lodhi shumë ky udhëtim!” -

Kur e kishin kaluar pikëtakimin e dy deteve, Musai i tha djaloshit: “Na jep ushqimin të hamë, se na lodhi shumë ky udhëtim!”. Kuptohet se ata e ndien lodhjen vetëm pasi kaluan pikëtakimin e deteve, ndërsa më përpara nuk e kishin ndjerë aspak rrugën. Kjo ishte një shenjë tjetër për Musain se pikërisht në atë vend gjendej ajo që kërkonin. Udhëtimin ua kishte lehtësuar gjithashtu edhe dëshira e madhe për atë që kërkonin. Kështu, kur filluan të ndienin lodhjen, djaloshi tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 61 E ardhshme El-Kehf • Ajet 63