Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 84 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 84 nga 110 • Shqip


إِنَّا مَكَّنَّا لَهُ فِي الْأَرْضِ وَآتَيْنَاهُ مِنْ كُلِّ شَيْءٍ سَبَبًا 84
Përkthim:
Na i kemi mundësuar atij (që të bëjë ç’të dojë) në Tokë dhe i kemi dhënë mjete për çdo gjë (që i janë nevojitur) El-Kehf 18:84
Tefsiri:

Ne i dhamë pushtet në tokë dhe mjete për çdo gjë. -

Allahu i Madhëruar i dha pushtet dhe mundësi të tilla, që ai të lëvizte e të shkonte në çdo skaj të botës dhe njerëzit t’i bindeshin atij. Allahu i mundësoi fuqi dhe mundësi që të nënshtronte vendet dhe të udhëtonte ku të dëshironte. Dhulkarnejni i shfrytëzoi mirë të gjitha mjetet dhe mundësitë që ia dhuroi Zoti. Në fakt, jo çdokush që ka në dorë një mjet ose mënyrë për të bërë diçka, arrin dhe e përdor atë patjetër. Po kështu, jo çdokush mund të jetë i zoti a i fuqishëm për ta përdorur atë. Kësisoj, nëse një njeri ka pushtetin, mjetet dhe mundësitë dhe, veç kësaj, i vë në përdorim të gjitha këto në mënyrën e duhur, atëherë mund të realizohen të gjitha qëllimet. Nëse mungon njëra prej tyre, nuk arrihet objektivi i kërkuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 83 E ardhshme El-Kehf • Ajet 85