Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 85 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 85 nga 110 • Shqip


فَأَتْبَعَ سَبَبًا 85
Përkthim:
dhe, ai u nis në një rrugë. El-Kehf 18:85
Tefsiri:

Kështu, ai ndërmori një udhëtim. -

Këto mjete dhe mënyra që Zoti i dhuroi ne nuk i dimë, sepse nuk na kanë treguar për to as Allahu e as Profeti (a.s.). Gjithashtu, nuk kemi asnjë të dhënë autentike të përcjellë nga njerëzit, nga mund të përfitojmë rreth kësaj çështjeje. Për këtë arsye, ne duhet veçse të heshtim dhe as të mos u hedhim shikimin gojëdhënave izraelite apo burimeve të tjera. Sidoqoftë, një gjë e kemi të sigurt: ato ishin mjete të shumta dhe të fuqishme. Ato ishin forca të brendshme, por edhe të jashtme e fizike, nëpërmjet të cilave Dhulkarnejni formoi një ushtri të madhe dhe të mirë-organizuar, që mposhtte çdo armik. Allahu na tregon se Dhulkarnejni mundi të shkonte nga lindja në perëndim me lehtësi të madhe.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 84 E ardhshme El-Kehf • Ajet 86