Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 86 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 86 nga 110 • Shqip


حَتَّىٰ إِذَا بَلَغَ مَغْرِبَ الشَّمْسِ وَجَدَهَا تَغْرُبُ فِي عَيْنٍ حَمِئَةٍ وَوَجَدَ عِنْدَهَا قَوْمًا ۗ قُلْنَا يَا ذَا الْقَرْنَيْنِ إِمَّا أَنْ تُعَذِّبَ وَإِمَّا أَنْ تَتَّخِذَ فِيهِمْ حُسْنًا 86
Përkthim:
Kur arriti te vendi i perëndimit të Diellit, e gjeti atë (të ashtudukshëm) që praronte në një burim balte të zi dhe në afërsi të tij gjeti një popull. Na thamë: “O Dhulkarnejn, ose do t’i dënosh ata ose do të sillesh bukur ndaj tyre”. El-Kehf 18:86
Tefsiri:

Vazhdoi rrugën, derisa arriti atje ku perëndonte dielli. Ai pa se dielli perëndonte në një burim të zi dhe atje gjeti një popull. -

Allahu i dha mundësinë e mjetet e nevojshme Dhulkarnejnit për të arritur në perëndim të diellit, ku e pa se dielli perëndonte mbi një burim uji të zi. Kështu ndodh me ata që ndodhen në një vend që ka ujë (lumë i madh, liqen, det a oqean) në perëndim të horizontit: për ta dielli perëndon dhe futet nën ujë. Pikërisht në një vend të tillë ndodhej një popull, për të cilët Allahu i tha Dhulkarnejnit:

“O Dhulkarnejn! Ata mund t’i dënosh ose mund t’i trajtosh mirë.” -

Kuptimi: Ose ndëshkoji ata, duke i vrarë e robëruar, ose trajtoji mirë. Me sa duket, në atë popull ishin të gjithë keqbërës dhe jobesimtarë, ose ishin shumë të përhapur. Në të kundërt, nëse do të ishin besimtarë e jo keqbërës, ai nuk do të lejohej që t’i ndëshkonte. Por Dhulkarnejni ishte i shquar për politikën e tij, e cila buronte nga Sheriati dhe për të cilën u lavdërua nga vetë Zoti, i Cili edhe ia mësoi. Kështu, ai vendosi t’i ndante ata njerëz në dy grupe:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 85 E ardhshme El-Kehf • Ajet 87