(Dhulkarnejni), tha: “Sa i përket atij që bënë zullum, na do ta ndëshkojmë atë, e pastaj do të kthehet te Zoti i vet, e që edhe Ai do ta dënojë me dënim të rëndë. El-Kehf 18:87 ⧉
Tefsiri:
Ai (Dhulkarnejni)tha: “Atë që vazhdon me padrejtësi, ne do ta dënojmë. Pastaj, ai do të kthehet te Zoti i vet, i Cili do ta dënojë me një ndëshkim të tmerrshëm” -Atë që bën padrejtësi dhe mohon Zotin: “ne do ta dënojmë. Pastaj, ai do të kthehet te Zoti i vet, i Cili do ta dënojë me një ndëshkim të tmerrshëm.” Pra, ai do të marrë dy ndëshkime: në këtë botë dhe në ahiret.