Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 14 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 14 nga 98 • Shqip


وَبَرًّا بِوَالِدَيْهِ وَلَمْ يَكُنْ جَبَّارًا عَصِيًّا 14
Përkthim:
dhe ishte bamirës ndaj prindërve të vet, e nuk ishte i ashpër dhe i padëgjueshëm. Merjem 19:14
Tefsiri:

Dhe e bëmë bamirës ndaj prindërve të vet -

Ai nuk tregohej i padrejtë me prindërit dhe nuk sillej në mënyrë të pahijshme me ta. Përkundrazi, sjellja e Jahjas me prindërit ishte në nivelin më të lartë, si në fjalë, edhe në vepra.

dhe nuk ishte mendjemadh e i padëgjueshëm. -

Jahja nuk ishte arrogant ndaj krijesave në përgjithësi dhe as ndaj prindërve të tij, në veçanti. Përkundrazi, ishte modest, i përulur, i sjellshëm e i bindur. Ai kthehej gjithmonë tek Zoti i penduar e i bindur. Ai i plotësonte detyrimet ndaj Zotit dhe ato ndaj krijesave, prandaj Zoti i dhuroi paqen dhe sigurinë e vazhdueshme. Atë e shoqëroi paqja dhe siguria nga Zoti, qoftë në fillimet e punëve, ashtu edhe në përfundimin e tyre, siç thuhet në vijim:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 13 E ardhshme Merjem • Ajet 15