Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 15 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 15 nga 98 • Shqip


وَسَلَامٌ عَلَيْهِ يَوْمَ وُلِدَ وَيَوْمَ يَمُوتُ وَيَوْمَ يُبْعَثُ حَيًّا 15
Përkthim:
Dhe, i qoftë selam (shpëtim) atij, në ditën që ka lindur, dhe në ditën që ka vdekur dhe në ditën që do të ringjallet. Merjem 19:15
Tefsiri:

Dhe paqja qoftë mbi të që ditën kur u lind, ditën kur do të vdesë dhe ditën kur do të ngrihet i gjallë! -

Kjo tregon se Jahja ishte i sigurt dhe i mbrojtur nga shejtani i mallkuar. Ai ishte i mbrojtur nga ligësitë në të gjitha gjendjet e përmendura dhe jashtë tyre. Ai ishte i sigurt nga zjarri i Xhehenemit dhe nga tmerret e asaj dite. Ai ishte nga banorët e Vendit të Paqes. Salavatet e Zotit dhe selamet e Tij qofshin mbi Jahjan, mbi babain e tij dhe mbi të gjithë të dërguarit! Na bëftë Zoti edhe ne prej pasuesve të tyre! Ai është Bamirësi i madh dhe Bujar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 14 E ardhshme Merjem • Ajet 16