Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 16 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 16 nga 98 • Shqip


وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ مَرْيَمَ إِذِ انْتَبَذَتْ مِنْ أَهْلِهَا مَكَانًا شَرْقِيًّا 16
Përkthim:
Dhe përmende (o Muhammed) në Libër (Kur’an), Merjemin (historinë e saj): “kur u tërhoq nga familja në një vend, në lindje, Merjem 19:16
Tefsiri:
Pasi rrëfeu historinë e Zekerias dhe të Jahjas, që ishin disa nga shenjat madhështore dhe më të habitshme, Allahu i Madhëruar tregon një histori tjetër edhe më të habitshme:

Përmendju në këtë Libër

(tregimin për) M

erjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në Lindje! -

Kujtoju me këtë libër të nderuar historinë e Merjemes (paqja e Zotit qoftë mbi të!). Përmendja e saj në Kur'an është vlerësimi më i madh për Merjemen. Kjo grua e lavdëruar do të kujtohet në këtë Libër përjetë. Muslimanët do ta lexojnë historinë e saj në lindje dhe në perëndim të botës. Ajo do të kujtohet me cilësitë e saj më të mira dhe më të lëvdueshme. Kjo është vetëm një pjesë e shpërblimit të punëve të saj të mira. Kështu, Merjemja u largua nga familja e saj, në drejtim të lindjes.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 15 E ardhshme Merjem • Ajet 17