Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 17 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 17 nga 98 • Shqip


فَاتَّخَذَتْ مِنْ دُونِهِمْ حِجَابًا فَأَرْسَلْنَا إِلَيْهَا رُوحَنَا فَتَمَثَّلَ لَهَا بَشَرًا سَوِيًّا 17
Përkthim:
dhe mori një perde që të skajohet nga ata; Na dërguam tek ajo engjëllin – Xhebrailin dhe ai iu paraqit asaj në formën e mashkullit të zhvilluar mirë. Merjem 19:17
Tefsiri:

Ajo u veçua prej tyre. -

Ajo u izolua, në mënyrë që askush të mos e shihte dhe takonte. Merjemja donte kështu t’i përkushtohej Zotit të saj gjatë gjithë kohës, me sinqeritet, përulësi e nënshtrim të plotë. Ky, në fakt, ishte plotësim i porosisë së Zotit, siç thuhet në Kur'an: “Kujto kur melekët thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur dhe të ka pastruar ty. Ai të ka zgjedhur ty mbi të gjitha gratë e botës. O Merjeme! Adhuroje Zotin tënd me përkushtim! Bëj sexhde dhe falu për Zotin tënd, bashkë me të tjerët që falen!” [Al Imran 41, 42].

Pastaj Ne dërguam tek ajo Xhibrilin dhe ai iu paraqit asaj si njeri i vërtetë

(pa të meta). - Allahu i dërgoi Xhibrilin (a.s), i cili iu paraqit në formë njeriu, me pamjen e një burri të hijshëm e pa mangësi. Allahu e dërgoi melekun Xhibril në formë njeriu, sepse Merjemja nuk mund të përballonte pamjen e një meleku. Atëherë, kjo vajzë e devotshme, e cila ishte fshehur e mbyllur në këtë vend, madje edhe nga vetë familja e saj, kur pa këtë burrë, pati frikë se do t’i ndodhte ndonjë e keqe, prandaj kërkoi mbrojtje te Zoti i saj, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 16 E ardhshme Merjem • Ajet 18