Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 34 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 34 nga 98 • Shqip


ذَٰلِكَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ ۚ قَوْلَ الْحَقِّ الَّذِي فِيهِ يَمْتَرُونَ 34
Përkthim:
Ky është Isai, i biri i Merjemës. Tregimi i tij është fjalë e vërtetë, për të cilën ata dyshojnë. Merjem 19:34
Tefsiri:

Kjo është e vërteta për Isanë, birin e Merjemes, për të cilën ata

(më kot)

rragaten

(polemizojnë). - Ky ishte Isai dhe cilësitë e tij, për të cilat nuk duhet të ketë asnjë dyshim. Kjo është e vërteta për të, e ardhur në Librin e Allahut. Askush nuk ka fjalë më të drejtë dhe më të vërtetë se Allahu. Çdo fjalë e histori tjetër që thuhet për Isain ndryshe nga kjo këtu është e gabuar dhe trillim. Ato janë fjalë të bazuara thjesht në hamendësime dhe dyshime të hedhura pa asnjë lloj baze. Për të gjithë ata që trillojnë të tilla gjëra, Zoti thotë: “ata hedhin dyshime.” Shumë njerëz hamendësojnë të pasigurt, madje edhe polemizojnë me hamendësimet e tyre. Disa thonë se Isai është Zoti, të tjerë thonë “i biri i Zotit”, e të tjerë thonë është “pjesë e Trinisë”. I lartësuar qoftë Allahu nga shpifjet dhe trillimet e injorantëve!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 33 E ardhshme Merjem • Ajet 35