Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 35 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 35 nga 98 • Shqip


مَا كَانَ لِلَّهِ أَنْ يَتَّخِذَ مِنْ وَلَدٍ ۖ سُبْحَانَهُ ۚ إِذَا قَضَىٰ أَمْرًا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ 35
Përkthim:
Për Perëndinë nuk është (as afër mendjes) të marrurit dikë për fëmijë. Qoftë lavdëruar Ai! Kur të vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: “Bëhu!” Dhe, ajo bëhet. Merjem 19:35
Tefsiri:

Nuk i shkon

(madhështisë së)

Allahut që të ketë bir. I pastër është Ai

(nga çdo mangësi)! - Nuk i shkon madhështisë së Allahut që të ketë fëmijë. Kjo është e pavërtetë, sepse Allahu është El Ganij - Jonevojtar, i Pasur e i Pavarur; Ai është El Malik - Pronari dhe Sunduesi i të gjithçkaje. Atëherë, si që mundet që Ai të bëjë bir të vetin dikë që është krijesë dhe pronë të Tij?! Ai thotë: “Subhaneh”, pra, i Pastër, i Dëlirë e i Lartësuar është Ai nga përshkrimet e të paditurve, që e bëjnë me fëmijë dhe me mangësi të tjera.

Kur Ai vendos për një çështje, vetëm thotë: Bëhu!”, dhe ajo bëhet. -

Nëse Allahu dëshiron diçka, e madhe apo e vogël qoftë, për Atë kurrë nuk është e pamundur, por Ai vetëm i thotë asaj: “Bëhu!”, dhe ajo bëhet. Atëherë, duke qenë se në qiej dhe në Tokë dhe në të gjithë gjithësinë zbatohet veçse dëshira e vullneti i Zotit, përse i duhet Atij një fëmijë? Çdo gjë që e dëshiron Ai e arrin dhe e bën me vullnetin e Tij, pa patur nevojë për fëmijë që të realizojë dëshirën e Tij apo për të treguar dashurinë që ka për krijesat. Gjithashtu, duke qenë se Allahu mjafton t'i thotë diçkaje “Bëhu!”, dhe ajo bëhet, nuk ka pse të duket çudi që Isai u krijua pa nevojën e një babai biologjik. Kjo ishte mrekulli e Zotit për të vërtetuar se Isai ishte profet i Tij dhe asgjë më tepër. Më pas, Isai tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 34 E ardhshme Merjem • Ajet 36