Përmendju në Libër edhe Musanë! -
Kujtoju në Kur’anin madhështor Musain, të birin e Imranit. Kujtoje atë profet të lavdëruar e të nderuar, ashtu siç ka qenë në të vërtetë! Kujtoje atë profet të zgjedhur duke treguar gradën dhe moralin e tij të lartë!
Ai ishte nga të zgjedhurit
(e Zotit)dhe ishte i dërguar dhe Profet
(i dalluar). - Ky ajet lexohet në dy mënyra:
1 “Ai ishte
muhlesan”, që do të thotë se Allahu e zgjodhi dhe e dalloi Musain mbi të gjithë botën.
2 “Ai ishte
muhlisan”, që do të thotë se Musai ishte i sinqertë me Allahun e Madhëruar, në të gjitha veprimet, fjalët dhe qëllimet e tij.Të dyja kuptimet e përfshijnë njëra tjetrën. Kështu, Allahu e zgjodhi dhe dalloi Musain për shkak të sinqeritetit të tij. Dhe, nga ana tjetër, Musai u bë i sinqertë, sepse Allahu e zgjodhi dhe e mëshiroi duke i falur këtë sinqeritet. Cilësia më e mrekullueshme e njeriut është sinqeriteti që tregon ndaj Zotit dhe veçimi që Zoti i bën atij me këtë cilësi. I tillë ishte Musai. Ai ishte gjithashtu profet e lajmëtar i Zotit. Ai ishte
Resul dhe
Nebij.
Resul është ai që është urdhëruar të përcjellë fjalët, mesazhin dhe ligjin e Zotit, si çështjet e mëdha, ashtu edhe ato më të voglat. Ndërsa
nebij, ose lajmëtar, është ai që Allahu i shpall atij. Pra,
en-nubu-ue është mes tij dhe Allahut, ndërsa
er-risale është mes tij dhe krijesave të Zotit. Musai ishte nga ata që Zoti e dalloi me mënyrën më të lartë të Shpalljes, duke i folur drejtpërdrejt dhe duke e afruar. Kjo ishte veçoria e Musait mes gjithë profetëve të tjerë, prandaj edhe u quajt
KelimuRrahman- Ai të cilit i foli Rahmani. Ndryshimi mes
resul dhe
nebij.Dijetarët kanë dhënë tri mendimekryesore:
1 Resul
është Ai që i është shpallur njëligj dhe është urdhëruar për takomunikuar e transmetuar ndër të tjerë.Ndërsa
Nebij
është ai që i është shpallurligj, por ende nuk është urdhëruar për takomunikuar e transmetuar.
2 Resul
është ai që është dërguar ngaZoti me ligj të ri, ndërsa ndërsa
Nebij
është ai që zbaton sheriatin e një profetiparaardhës.
3 Resul
është ai që është dërguar në njëpopull qafirësh, mosbesuesish, ndërsa
Nebij
është ai që është dërguar në njëpopull besimtarësh.- Te bijtë e Izraelit kishte enbija, sepseata u dërguan në popullin e Jakubit, qëishin besimtarë. Sa herë që vdiste njëNebij, vinte një Nebij tjetër.- I pari Resul ishte Nuhu (a.s), sepse ai udërgua mes një populli idhujtar emohues. Ndërsa Ademi (a.s) u dërgua nënjë popull besimtar. Mbase ky ështëmendimi më i saktë. Allahu e di më mirë.