Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 52 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 52 nga 98 • Shqip


وَنَادَيْنَاهُ مِنْ جَانِبِ الطُّورِ الْأَيْمَنِ وَقَرَّبْنَاهُ نَجِيًّا 52
Përkthim:
Dhe, Na, e kemi thirrë atë (Musain), në anën e djathtë të Turit, dhe e kemi afruar atë në bisedë (pa ndërmjetësim), Merjem 19:52
Tefsiri:

Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e Turi Sinait... -

Zoti e thirri atë nga ana e djathtë e malit Tur, që ishte i bekuar e plot mirësi, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Kur arriti atje (te zjarri), iu tha: “I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. I lavdëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve!” [Neml 8]

....dhe e afruam për t’i folur nga afër. -

Fjala nexhija do të thotë se Allahu i foli me një zë të ulët dhe të afërt, ashtu siç u flet Allahu të dashurve dhe të zgjedhurve të Tij. Ajeti është argument se Allahu flet me mënyra të ndryshme: me nida, që është zëri i lartë, dhe me nexhija, që është zë i ulët. Kështu besojnë ehlu suneh ue xhemat, ndryshe nga grupet e humbura, që e mohojnë faktin që Allahu flet, siç janë xhehmitë, mutezilitë dhe ata që ndjekin rrugën e tyre. Një nga mirësitë dhe nderimet më të mëdha të Musait ishte në lidhje me vëllanë e tij Harunin. Ai iu lut Zotit që ta përfshinte edhe Harunin në çështjen e tij, duke e bërë edhe atë profet. Allahu iu përgjigj lutjes së Musait dhe tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 51 E ardhshme Merjem • Ajet 53