Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 54 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 54 nga 98 • Shqip


وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ إِسْمَاعِيلَ ۚ إِنَّهُ كَانَ صَادِقَ الْوَعْدِ وَكَانَ رَسُولًا نَبِيًّا 54
Përkthim:
Dhe, përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an), Ismailin! Me të vërtetë, ai plotësonte premtimin e dhënë dhe ka qenë pejgamber, lajmëtar, Merjem 19:54
Tefsiri:

Përmendju në Libër edhe Ismailin! -

Kujtoju në Kur’an edhe këtë Profet të madh, nga i cili rodhi edhe populli arab, më i miri popull, nga i cili do të lindte zotëria e të bijve të Ademit, Muhamedi (a.s).

Ai qe shumë besnik në premtime dhe ishte i dërguar dhe Profet

(i dalluar). - Çdo premtim e fjalë që jepte, ai e mbante. Këtu bëhet fjalë qoftë për premtimet e dhëna Allahut, qoftë për premtimet e dhëna njerëzve. Kështu p.sh., Ismaili premtoi se do të bënte durim kur i ati, Ibrahimi, duhej ta bënte atë kurban, sipas urdhrit të Zotit, dhe ai e mbajti fjalën, duke u treguar durimtar. Ismaili duroi sprovën më të madhe që mund t'i ndodhë njeriut, sprova e vdekjes. Ai tha: “O babai im, bëj atë që urdhërohesh dhe, nëse do Allahu, ti do të shohësh që do të jem durimtar!” Në këtë mënyrë, Ismaili e lejoi të atin që të ekzekutonte urdhrin e Zotit. Pastaj, Allahu e përshkruan Ismailin si profet dhe lajmëtar. Nuk ka dyshim se kjo është mirësia dhe grada më e lartë që Zoti i dhuron njeriut. Ata të cilëve Zoti u dhuroi profetësinë janë niveli më i lartë i njerëzimit dhe lloji më i zgjedhur i krijesave. Më pas, Allahu e përshkruan Ismailin me një cilësi të veçantë dhe shumë të bukur.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 53 E ardhshme Merjem • Ajet 55