Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 55 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 55 nga 98 • Shqip


وَكَانَ يَأْمُرُ أَهْلَهُ بِالصَّلَاةِ وَالزَّكَاةِ وَكَانَ عِنْدَ رَبِّهِ مَرْضِيًّا 55
Përkthim:
dhe urdhëronte popullin e vet, që të bëjë namaz dhe të japë zeqatin dhe arriti kënaqësinë te Zoti i vet. Merjem 19:55
Tefsiri:

Ai e urdhëronte familjen e vet për të falur namazin dhe për të dhënë zekatin... -

Ai kujdesej që edhe familja e tij të zbatonte porositë e Allahut. Ai i urdhëronte për namaz, që ata të kishin të plotë sinqeritetin për të adhuruar Allahun. Ai i urdhëronte anëtarët e familjes edhe për zekatin, që ata të ishin bamirës edhe ndaj krijesave të Zotit. Në këtë mënyrë, Ismaili jo vetëm që plotësoi vetveten, por përpiqej të rregullonte edhe të tjerët, duke filluar nga familja e të afërmit, të cilët ishin njerëzit më të dashur të tij dhe për të cilët kishte më shumë detyrime sesa për të tjerët.

...dhe Zoti ishte i kënaqur prej tij. –

Allahu ishte i kënaqur me Ismailin (a.s), sepse ai përpiqej dhe punonte shumë që të kënaqte Allahun. Allahu u kënaq me të dhe e bëri prej robërve adhurues dhe të dashurve të Tij më të afërt.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 54 E ardhshme Merjem • Ajet 56