Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 56 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 56 nga 98 • Shqip


وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ إِدْرِيسَ ۚ إِنَّهُ كَانَ صِدِّيقًا نَبِيًّا 56
Përkthim:
Dhe, përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an) Idrizin; ai ka qenë (njeri) shumë i sinqertë dhe lajmëtar, Merjem 19:56
Tefsiri:

Përmendju në Libër edhe Idrisin! -

Kujtoje në Kur’an edhe Idrisin, duke përmendur cilësitë dhe veprat e tij të mira dhe të sinqerta!

Ai ishte njeri i sinqertë dhe Profet

(i nderuar). - Allahu bashkoi tek ai sinqeritetin dhe profetësinë. Idrisi ishte siddik, pra, ishte i sinqertë, me besim të plotë e të patundur te Zoti, me dituri të madhe dhe të plotë rreth Shpalljes, me siguri në premtimin e Zotit dhe me vepra të mira. Veç këtyre, Zoti e dalloi Idrisin duke i dhuruar Shpalljen, duke e zgjedhur për ta bërë Profet të denjë për të mbartur Shpalljen e Tij, prandaj thotë më pas:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 55 E ardhshme Merjem • Ajet 57