Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 59 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 59 nga 98 • Shqip


فَخَلَفَ مِنْ بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا الصَّلَاةَ وَاتَّبَعُوا الشَّهَوَاتِ ۖ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا 59
Përkthim:
E, pos tyre, erdhën breznitë (e shëmtuara), të cilat braktisën namazin dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të hasin në të keqe (në humnerën e skëterrës), Merjem 19:59
Tefsiri:
Pasi u përmendën profetët, të cilët ndoqën rrugën e kënaqësisë së Allahut dhe të kthimit tek Ai me pendim, bindje e nënshtrim, vijohet me brezat pasardhës, të cilët e shkatërruan trashëgiminë që u lanë profetët e Zotit. Ata iu kthyen punëve të mbrapshta dhe braktisën namazin, që ishin urdhëruar ta kryenin me përpikmëri. Në fillim u treguan të pakujdesshëm ndaj tij dhe dalëngadalë e braktisën fare. E nëse ata braktisën namazin, i cili është shtylla e besimit dhe e fesë, është peshorja e saktë e imanit dhe e sinqeritetit me Zotin e botëve, atëherë për çështjet e tjera të besimit mos pyet. Kur shpërfillën veprën më të detyrueshme, për të tjerat s’bëhet fjalë. Shkaku i kësaj humbjeje ishte fakti se ata ndoqën dëshirat e tyre dhe të gjitha forcat i përqendruan në plotësimin e kënaqësive vetjake, të cilat u bënë më parësore edhe se haku i Zotit. Për ta nuk kishte më rëndësi se me ç’rrugë i arrinin ato kënaqësi:

Por, pas tyre

(të mirëve)

erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin dhe u dhanë pas kënaqësive

(trupore)

. Ata do të vuajnë në ndëshkime

(të Xhehenemit). - Ata do të flaken në një ndëshkim të ashpër dhe shumëfishtë. Pastaj, Allahu i Madhëruar bën përjashtim për disa:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 58 E ardhshme Merjem • Ajet 60