Me përjashtim të atyre që pendohen, besojnë dhe bëjnë vepra të mira. -
Janë ata që pendohen dhe largohen nga idhujtaria, bidatet, poshtërsitë dhe gjynahet, duke ndjerë keqardhje për çfarë kanë bërë dhe duke qenë të vendosur që kurrë të mos u kthehen më atyre. Cilësia e dytë e tyre është se ata besojnë, pra, besojnë Allahun, melekët, shpalljet, profetët dhe Ditën e Gjykimit. Cilësia e tretë e tyre është se ata bëjnë vepra të mira. Ata adhurojnë Zotin përmes veprave që Ai ua ka mësuar nëpërmjet profetëve e shpalljeve të Tij dhe kujdesen që t’i bëjnë me sinqeritet vetëm për kënaqësinë e Tij. Kështu, për ata që pendohen sinqerisht, kanë besim të vërtetë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu i lartësuar thotë:Ata do të hyjnë në Xhenet -
Atje ka mirësi të përjetshme, pranë Zotit Bujar dhe Mëshirëplotë.... dhe nuk u bëhet kurrëfarë padrejtësie. -
Asnjë padrejtësi nuk do t’u bëhet. Ata do ta marrin të plotë shpërblimin për të gjitha veprat e tyre, madje të shumëfishuar nga mirësia e Allahut të Madhëruar. Në vijim, Allahu i Madhëruar flet për kopshtet e premtuara: