Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 66 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 66 nga 98 • Shqip


وَيَقُولُ الْإِنْسَانُ أَإِذَا مَا مِتُّ لَسَوْفَ أُخْرَجُ حَيًّا 66
Përkthim:
Njeriu thotë: “Vallë, pasi të vdes, a do të kthehem përsëri në jetë?” Merjem 19:66
Tefsiri:
Këtu flitet për çdo njeri që mohon ringjalljen dhe që e sheh atë si diçka të largët dhe të pamundur. Këta lloj njerëzish thonë:

Njeriu thotë: “Mos vallë, pasi të vdes, do të ngrihem i gjallë

(do të ringjallem)?” - E si do të më nxjerrë Zoti të gjallë pas vdekjes? Si do të më ringjallë, pasi të jem bërë pluhur e dhe? Pra, sipas tyre është diçka e papërfytyrueshme. Sigurisht kjo vjen nga logjika e mbrapshtë, nga qëllimet e tyre të liga, nga urrejtja ndaj profetëve dhe nga mohimi i shpalljeve të Zotit. Nëse do të mendoheshin vetëm pak, do ta kuptonin se ajo që bëjnë është qesharake dhe mendjelehtësi. Allahu i Madhëruar përmend më pas një argument të prerë e të thjeshtë për t’u kuptuar:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 65 E ardhshme Merjem • Ajet 67