Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 67 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 67 nga 98 • Shqip


أَوَلَا يَذْكُرُ الْإِنْسَانُ أَنَّا خَلَقْنَاهُ مِنْ قَبْلُ وَلَمْ يَكُ شَيْئًا 67
Përkthim:
A nuk e kujton njeriu se Na e kemi krijuar atë qysh më parë, e që nuk ka qenë asgjë! Merjem 19:67
Tefsiri:

Po, a nuk po e mendon njeriu se Ne e krijuam atë më pare, kur ai nuk ishte fare? -

Le të mendojë pak për gjendjen e tij fillestare. Le të kujtojë që Allahu e krijoi kur nuk ekzistonte fare. Atëherë, Ai që është i Plotfuqishëm për të krijuar diçka nga hiçi, a nuk është i Plotfuqishëm që ta rikrijojë atë pasi të jetë shpërndarë në tokë e të jetë bërë një me dheun?! I ngjashëm është ajeti tjetër kuranor: “Është Ai që e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë, dhe kjo e dyta është edhe më e lehtë për Të.” [Rum 27]. Allahu thotë: “Po, a nuk po mendon njeriu ...”. Kjo është një ftesë që njerëzit të meditojnë dhe të vështrojnë në këto argumente logjike. Kjo ftesë bëhet me fjalët më të zgjedhura dhe më të buta. Kjo tregon se çdokush që e mohon ringjalljen është treguar i pavëmendshëm nga gjendja e vet më parë. Nëse do të mendonte se si është krijuar herën e parë, nuk do ta mohonte ringjalljen dhe mundësinë e saj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 66 E ardhshme Merjem • Ajet 68