Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 84 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 84 nga 98 • Shqip


فَلَا تَعْجَلْ عَلَيْهِمْ ۖ إِنَّمَا نَعُدُّ لَهُمْ عَدًّا 84
Përkthim:
Andaj, mos kërko shkatërrimin e tyre të shpejtë, se, me të vërtetë, Ne ua numrojmë ditët e tyre të caktuara. Merjem 19:84
Tefsiri:

Por ti mos u ngut kundër tyre... -

Mos kërko përshpejtimin e ndëshkimit për këta mohues, të cilët në fakt e kërkojnë vetë ngutjen e dënimit!

...se Ne jemi duke ua numëruar ditët. -

Ata i kanë ditët të numëruara, pra, as do t’u shtohen e as do t’u pakësohen. Allahu u jep kohë të mjaftueshme që ata të rishikojnë marrëdhëniet me Të e të ndreqen. E nëse sërish nuk ndryshojnë, atëherë Ai i ndëshkon, ashtu siç di të ndëshkojë Ngadhënjimtari, Krenari dhe i Plotpushtetshmi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 83 E ardhshme Merjem • Ajet 85