Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 85 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 85 nga 98 • Shqip


يَوْمَ نَحْشُرُ الْمُتَّقِينَ إِلَى الرَّحْمَٰنِ وَفْدًا 85
Përkthim:
(Kujtoju atyre) kur do t’i tubojmë besimtarët te Mëshiruesi, si të ftuar, Merjem 19:85
Tefsiri:

Ditën, kur Ne do t’i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të nderuar... -

Allahu na tregon ndryshimin e madh mes të devotshmëve dhe keqbërësve mohues. Allahu thotë se ata që i frikësohen Atij duke u ruajtur nga shirku, bidatet, poshtërsitë e mosbindja, Ai do t’i ringjallë Ditën e Gjykimit duke i nderuar me madhështi e kujdes të veçantë. Ata i pret vetë Rrahmani dhe gostinë e tyre e ka përgatitur vetë Ai që është El Mennan - Bamirësi i madh. Ata do të priten si miqtë që vijnë nga larg. Dihet mirë se udhëtari shpreson e ka gjithmonë mendim të mirë për mikpritësin. Të devotshmit do të shkojnë tek Rrahmani si ata miqtë që vijnë së largu plot shpresë për mëshirën, bamirësinë dhe bujarinë e Tij të paanë. Ata mezi presin që të shohin dhuratat e Mikpritësit në vendin e kënaqësisë së Tij. E gjithë kënaqësia dhe mëshira e Allahut është mbledhur në atë vend, duke e mbushur plot atë. Ky është premtimi për ata, për shkak të veprimtarisë së tyre me devotshmëri për arritjen e kënaqësisë së Allahut. Ata janë lajmëruar për këtë shpërblim me gjuhën e profetëve të Zotit, prandaj ata drejtohen për tek Zoti i tyre të nderuar e të stolisur, ashtu siç shkon miku tek i dashuri: të qetë e të lumtur për mikpritjen e tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 84 E ardhshme Merjem • Ajet 86