Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 97 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 97 nga 98 • Shqip


فَإِنَّمَا يَسَّرْنَاهُ بِلِسَانِكَ لِتُبَشِّرَ بِهِ الْمُتَّقِينَ وَتُنْذِرَ بِهِ قَوْمًا لُدًّا 97
Përkthim:
Na, me të vërtetë, e kemi bërë atë (Kur’anin) të lehtë, në gjuhën tënde, që me të, t’i sihariqosh besimtarët, dhe me të, t’i paralajmërosh njerëzit, armiqët e përbetuar. Merjem 19:97
Tefsiri:

Kështu, Ne e bëmë atë

(Kur’anin)

të lehtë në gjuhën tënde,... -

Allahu i Lartësuar na tregon për mirësinë e Tij të madhe, këtë Kur’an madhështor. Ai e shpalli Kur’anin me gjuhën e profetit Muhamed (a.s). Ai e lehtësoi këndimin dhe mësimin e Kur’anit.

... që nëpërmjet tij t’i përgëzosh të devotshmit... -

T’i nxitësh ata që të arrijnë atë që u është premtuar, dhe atyre u është premtuar shpërblimi i madh i Zotit. Që premtimi të jetë i plotë duhet që të sqarohen mënyrat se si arrihet ai.

... dhe t’i tërheqësh vërejtjen atyre, që janë kryeneçë. -

Ata janë këmbëngulës e kokëfortë në kotësinë e tyre. Ata e mbrojnë me forcë mohimin e tyre, prandaj Kur’ani u zbrit si argument kundër jobesimtarëve, që atyre t’u bëhet e qartë e vërteta dhe, pas shpalljes së Kur’anit, çdokush të jetojë dhe të vdesë i qartë në zgjedhjen e vet. Më pas, Allahu i Madhëruar kërcënon me shkatërrim mohuesit, ashtu siç shkatëroi popujt e parë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 96 E ardhshme Merjem • Ajet 98