Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 98 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 98 nga 98 • Shqip


وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُمْ مِنْ قَرْنٍ هَلْ تُحِسُّ مِنْهُمْ مِنْ أَحَدٍ أَوْ تَسْمَعُ لَهُمْ رِكْزًا 98
Përkthim:
Sa e sa brezni kemi shkatërruar Ne para tyre. Vallë, a po sheh ndonjë prej tyre, dhe a po dëgjon përshpëritjen më të vogël të tyre? Merjem 19:98
Tefsiri:

Sa e sa breza kemi shkatërruar Ne para tyre! -

Siç ishin populli i Nuhut, i Adit, i Themudit, i Faraonit e atyre që erdhën më pas. Të gjithë i bashkonte një gjë: ishin kryeneçë ndaj së vërtetës. Ngaqë vazhdonin me kokëfortësi në kalimin e kufijve, Allahu i Madhëruar i shkatërroi, aq sa prej tyre nuk mbeti më askush.

Vallë a po vëren ndonjë prej tyre dhe a po dëgjon ndonjë pëshpërimë

(nga ata)? – “Er-rikz” quhet pëshpëritja. Pra, atyre nuk u mbeti as nam e as nishan. Ajo çfarë mbeti ishte historia e tyre, për të qenë mësim për ata që kanë mend.Përfundoi edhe tefsiri i sures Merjem.Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 97 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 1