Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 100 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 100 nga 286 • Shqip


أَوَكُلَّمَا عَاهَدُوا عَهْدًا نَبَذَهُ فَرِيقٌ مِنْهُمْ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ 100
Përkthim:
A thua çdoherë që japin ndonjë premtim – disa prej tyre e refuzojnë, ndërsa shumica prej tyre nuk besojnë. El-Bekare 2:100
Tefsiri:

Sa herë që ata bënin ndonjë premtim, një grup prej tyre e thyente atë. -

Kjo pyetje fsheh në vetvete një habi të madhe, për sa u përket betimeve të shumta të tyre, ndaj të cilave kurrë nuk patën durim të ishin të qëndrueshëm. Shprehja: “sa herë që” të jep të kuptosh përsëritjen e përhershme të këtij veprimi. A thua se dinin të bënin gjë tjetër veç saj?! Sa herë që premtonin, ata e shkelnin fjalën e dhënë. Po cili që shkaku i kësaj paqëndrueshmërie? Thotë i Lartësuari:

Shumica e tyre nuk besojnë. -

Pra, ky është shkaku. Mosbesimi i tyre i shtynte në mënyrë të pashmangshme drejt thyerjes së premtimeve. Nëse besimi i tyre do të ishte i sinqertë, për ta do të flitej ndryshe, sikurse thotë Allahu i Lartësuar për besimtarët e vërtetë: “Prej besimtarëve, ka burra që e kanë mbajtur premtimin e dhënë...” [Ahzab, 23].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 99 E ardhshme El-Bekare • Ajet 101