Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 99 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 99 nga 286 • Shqip


وَلَقَدْ أَنْزَلْنَا إِلَيْكَ آيَاتٍ بَيِّنَاتٍ ۖ وَمَا يَكْفُرُ بِهَا إِلَّا الْفَاسِقُونَ 99
Përkthim:
Me të vërtetë, Na të kemi zbritur Ty argumente të qarta, e që vetem njerëzit e këqij nuk duan t’u besojnë. El-Bekare 2:99
Tefsiri:

Ne të kemi shpallur ty argumente të qarta… -

Ky Kur’ân është udhëzues për ata që e kërkojnë udhëzimin prej tij. Ndërsa për ata që i kthejnë shpinën, ky do të jetë dëshpërim, sepse me sqarimet e tij, ata nuk do të kenë asnjë justifikim para të Madhëruarit. Ata nuk do të kenë asnjë justifikim, sepse Kur’âni është aq i qartë, aq i kthjellët, aq i sigurt në gjithçka që përshkruan, që urdhëron dhe që ndalon, saqë nuk mund të mohohet dhe shpërfillet nga askush. Thotë i Lartësuari:

…të cilat nuk i mohon askush, përveç atyre që i shkelin kufijtë

(e Zotit). - Pra, atë nuk e mohon askush, përveç atyre që kanë dalë jashtë kontrollit të vetes dhe jashtë kufijve të Allahut, që nuk i binden të Madhëruarit dhe që janë mendjemëdhenj e kundërshtues.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 98 E ardhshme El-Bekare • Ajet 100