Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 98 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 98 nga 286 • Shqip


مَنْ كَانَ عَدُوًّا لِلَّهِ وَمَلَائِكَتِهِ وَرُسُلِهِ وَجِبْرِيلَ وَمِيكَالَ فَإِنَّ اللَّهَ عَدُوٌّ لِلْكَافِرِينَ 98
Përkthim:
Kush është armik i Perëndisë, i engjujve të Tij dhe pejgamberëve të Tij, dhe Xhebrailit e Mikailit – (ai është qafir); e Perëndia është me të vërtetë armik i qafirëvet. El-Bekare 2:98
Tefsiri:
Kush është armik i Allahut, i melekëve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit, ta dijë se Allahu është armik i jobesimtarëve. -

si të mos i konsiderojë armiq ata, të cilët, kur shprehin armiqësinë dhe urrejtjen e tyre ndaj Xhibrilit (a.s.), në të vërtetë kanë shprehur urrejtjen për Allahun, për Dërguesin e Xhibrilit?! Në këtë mënyrë, ata urrejnë të gjithë melekët e tjerë, profetët dhe shpalljet e tyre. A nuk e meritojnë këta të quhen jobesimtarë? E me gjithë këto pretendime të kota të tyre, Allahu i Lartësuar pohon diçka shumë të mrekullueshme për këtë Kur’ân, edhe pse ata nuk i kënaq një gjë e tillë:
Shko te videoja e plotë e sures