Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 111 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 111 nga 286 • Shqip


وَقَالُوا لَنْ يَدْخُلَ الْجَنَّةَ إِلَّا مَنْ كَانَ هُودًا أَوْ نَصَارَىٰ ۗ تِلْكَ أَمَانِيُّهُمْ ۗ قُلْ هَاتُوا بُرْهَانَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ 111
Përkthim:
(Hebrenjt dhe të krishterët) thonin: askush nuk do të hyjë në xhennet përveç hebrenjve ose të krishterëve. – Këto janë dëshirat e tyre boshe! – Thuaju ti (O Muhammed): “Nëse ju jini të drejtë, sillni argumentin (për atë që po thoni). El-Bekare 2:111
Tefsiri:
Çifutët pretendojnë se në Xhenet do të hyjnë veç ata. Edhe të krishterët, nga ana e tyre, thonë se në Xhenet do të hyjnë veçse të krishterët. Kështu secila palë pretendon se Xheneti është i përgatitur vetëm për ta. Porse Allahu i Lartësuar na tregon se këto janë thjesht pretendime e hamendje të tyre, sepse ato nuk mund të jenë kurrsesi të pranueshme, kur janë të paargumentuara saktësisht.Ata (ithtarët e Librit)

thonë: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet nëqoftë se nuk është çifut ose i krishterë!” Këto janë trille të tyre.

Pra, këto janë thjesht ëndrra me sy hapur nga ana e tyre. Nëse ata janë të qetë dhe të sigurt në pretendimin e tyre, duhet të sjellin faktet për ta mbështetur atë. Nëse do të pranohej çdo fjalë e pretendim që del nga njerëzit, pa u mbështetur në argumente të sakta, atëherë çdokush do të pretendonte gjithçka, pa patur asnjë ndryshim mes mëtuesve. Argumentimi i saktë është i vetmi vërtetues apo përgënjeshtrues i pretendimeve.

Thuaju: “Sillni provat tuaja, nëse keni të drejtë!” -

Meqë ata nuk sollën asnjë lloj argumenti, kuptohet vetvetiu që ky qe pretendim i gënjeshtërt i tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar na jep një kriter shumë të qartë dhe të kuptueshëm për të dalluar se cili do të hyjë në Xhenet e cili jo? Ky gjykim i përfshin të gjithë. Thotë i Lartësuari:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 110 E ardhshme El-Bekare • Ajet 112