Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 112 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 112 nga 286 • Shqip


بَلَىٰ مَنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُ لِلَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌ فَلَهُ أَجْرُهُ عِنْدَ رَبِّهِ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ 112
Përkthim:
Jo! – Po! Ai që i përulet Perëndisë dhe punon vepra të mira, për atë ka shpërblim te Zoti i tij, për ta nuk ka frikë as pikëllim. El-Bekare 2:112
Tefsiri:

Përkundrazi, ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës… -

Pra, çështja nuk qëndron sikurse ëndërroni ju. Dëshirat dhe pretendimet tuaja nuk hyjnë aspak në punë, nëse nuk ia përkushtoni të gjitha veprat dhe adhurimet tuaja Allahut të Lartësuar, duke e drejtuar zemrën veçse tek Ai, dhe, përveç kësaj, duke qenë bamirës (muhsin). Pra, sinqeriteti i zemrës duhet të shoqërohet me një adhurim të saktë, që të bëhesh muhsin. Fjala “muhsin” vjen nga “ahsene juhsinu”, domethënë: “e rregulloi, e kreu mirë”, ndërsa shprehja: “ahsenehû etķanehû” do të thotë: “e kreu në formën më të mirë”. Kësisoj, “ue hue muĥsin” domethënë: “ai që e kryen adhurimin ndaj Allahut në formën më të shkëlqyer”. Asnjë adhurim nuk quhet i pranueshëm nga Allahu, nëse nuk kryhet sipas rregullit dhe mënyrës që Ai e ka dëshiruar dhe e ka sqaruar në Sheriatin që ia shpalli Muhamedit (a.s.). Vetëm ai njeri që e kryen këtë lloj adhurimi mund të quhet muhsinose bamirës. Mësojeni se vetëm ata që plotësojnë dy kushtet e mëposhtme do të jenë banues të Xhenetit:

1 Kanë sinqeritet në adhurim (duke e bërë atë vetëm për Allahun).

2 E kryejnë adhurimin sipas Sheriatit të përcaktuar nga Allahu i Lartësuar. Pra, vetëm për këta është premtimi i pakthyeshëm nga Allahu i Lartësuar, i Cili thotë:

…e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij. Për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të brengosen. -

Ata do të trashëgojnë përjetësisht shpërblimet e përgatitura prej Allahut, Zotit të tyre, në Xhenetet e mrekullueshme. Ata do t’i përjetojnë të dyja llojet e lumturisë: lumturinë që sjell shpëtimi nga zjarri i Xhehenemit dhe nga dëshpërimi i përjetshëm, si dhe lumturinë që sjell arritja e paqes dhe e sigurisë në Xhenetin e kënaqësisë së përjetshme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 111 E ardhshme El-Bekare • Ajet 113