Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 113 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 113 nga 286 • Shqip


وَقَالَتِ الْيَهُودُ لَيْسَتِ النَّصَارَىٰ عَلَىٰ شَيْءٍ وَقَالَتِ النَّصَارَىٰ لَيْسَتِ الْيَهُودُ عَلَىٰ شَيْءٍ وَهُمْ يَتْلُونَ الْكِتَابَ ۗ كَذَٰلِكَ قَالَ الَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ مِثْلَ قَوْلِهِمْ ۚ فَاللَّهُ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فِيمَا كَانُوا فِيهِ يَخْتَلِفُونَ 113
Përkthim:
Hebrenjt thanë: “Krishterët nuk kanë kurrfarë baza!” Kurse të krishterët thonë: “Hebrenjt nuk kanë kurrfarë baza!” E, ata lexojnë Librin. Po kështu, thanë edhe ata që nuk dinë, siç thonë ata (hebrenjt e të krishterët). E, Perëndia, do të gjykojë në Ditën e Kijametit, për atë që nuk pajtoheshin ata. El-Bekare 2:113
Tefsiri:

Çifutët thonë: “Të krishterët nuk mbështeten në asgjë

(në fenë që pasojnë)

”. Të krishterët thonë: “Çifutët nuk mbështeten në asgjë” -

Smira e tyre ishte aq e fortë, saqë i shtynte ata të shanin dhe përgojonin njëri-tjetrin me fjalët më të ulëta. Ata e quanin njëri-tjetrin të humbur, të devijuar, madje edhe jobesimtarë. Kjo smirë i bënte ata të vepronin njëlloj si injorantët, që nuk kishin asnjë lloj dije nga librat.

Ndërkohë që të dyja palët lexojnë Librin. Po këto fjalë thonë edhe ata që janë të paditur. -

Pra, edhe pse ata kanë dituri dhe kritere për të gjykuar, përsëri kryejnë veprime të injorantëve, të cilët flasin, shajnë e gjykojnë pa patur dije.

Ditën e Gjykimit, Allahu do të gjykojë ndërmjet tyre për kundërshtimet që ata kanë mes njëri-tjetrit. -

Pra, megjithatë, Allahu i Lartësuar do të gjykojë mes tyre Ditën e Gjykimit. Ai do të qartësojë me drejtësi gjykimin e secilës palë, në të gjitha aspektet. Ai do ta bëjë këtë me gjykimin e Tij të drejtë, rreth të cilit i informoi njerëzit nëpërmjet shpalljeve dhe profetëve të Tij. Atë ditë, askush nuk do të dalë me sukses dhe askush nuk do të shpëtojë prej ndëshkimit, përveç atyre që kanë besuar të gjithë të dërguarit e Allahut, duke zbatuar urdhrat dhe duke iu larguar ndalesave. Ndërsa ata që nuk u janë përmbajtur këtyre dispozitave, me të drejtë do të quhen: “të shkatërruar e të dëshpëruar përjetësisht.”
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 112 E ardhshme El-Bekare • Ajet 114