Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 174 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 174 nga 286 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنْزَلَ اللَّهُ مِنَ الْكِتَابِ وَيَشْتَرُونَ بِهِ ثَمَنًا قَلِيلًا ۙ أُولَٰئِكَ مَا يَأْكُلُونَ فِي بُطُونِهِمْ إِلَّا النَّارَ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ اللَّهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ 174
Përkthim:
Padyshim, ata që fshehin atë që ua ka shpallur Perëndia në Libër (Teurat) dhe i zëvendësojnë fjalët e Mia me diç tjetër të pavlerë (i shesin), ata nuk hanë tjetër gjë vetëm atë, që në barkun e tyre u sjell zjarrin. Në Ditën e Kijametit, Perëndia nuk do t’u flasë atyre dhe s’ka për t’i dlirë prej fajesh, dhe për ta ka dënim pikëllues. El-Bekare 2:174
Tefsiri:
Këto ajete janë një kërcënim i ashpër për këdo që fsheh diçka prej Shpalljeve që Allahu i Lartësuar u dha profetëve. Ato janë kërcënim për këdo që fsheh dijen për të cilën Allahu i Lartësuar, atyre që ua dhuroi, u mori besën se do t'ua sqaronin njerëzve dhe nuk do ta fshihnin.

Ata që fshehin nga Libri atë që shpalli Allahu, për të fituar me të një shpërblim të vogël… -

Domethënë, ata të cilët për hir të kësaj bote mashtruese dhe të parëndësishme, e shpërfillin urdhrin e Allahut për qartësimin e së vërtetës. Për këta është një kërcënim i ashpër:

…ata fusin vetëm zjarr në barkun e tyre. -

Fitimi që ata marrin me mënyrën e fëlliqur është haram e i shëmtuar. Për këtë arsye, zjarri në barkun e tyre është shpërblimi më i drejtë, sipas punës që kanë bërë.

Në Ditën e Gjykimit, Allahu nuk do t’u flasë atyre -

Allahu do të jetë i zemëruar me ta, prandaj nuk do t’i përfillë kërkesat e tyre. Kjo do të jetë shumë më e dhimbshme për ta, sesa vetë ndëshkimi në Zjarr.

…dhe as nuk do t'i shfajësojë. I dhembshëm do të jetë dënimi i tyre. -

Domethënë, Allahu nuk do t’i pastrojë ata nga cilësitë e tyre të ulta, sepse nuk kanë bërë kurrë ndonjë vepër për të cilën mund të lëvdohen dhe mund të meritojnë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar dhe shpërblimin e Tij. Allahu i Lartësuar nuk i pastron ata për të vetmen arsye: për shpërfilljen nga ana e tyre e Librit të Zotit, duke mos zbatuar dispozitat e Tij dhe duke mos i ftuar njerëzit që ta pasojnë dritën e sjellë nëpërmjet tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 173 E ardhshme El-Bekare • Ajet 175