Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 175 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 175 nga 286 • Shqip


أُولَٰئِكَ الَّذِينَ اشْتَرَوُا الضَّلَالَةَ بِالْهُدَىٰ وَالْعَذَابَ بِالْمَغْفِرَةِ ۚ فَمَا أَصْبَرَهُمْ عَلَى النَّارِ 175
Përkthim:
Ata (mohuesit) rrugën e drejtë e kanë ndërruar me të humburën dhe faljen e Zotit me mundim, dhe sa ë durueshëm që janë vetëm ata në zjarr! El-Bekare 2:175
Tefsiri:

Ata e kanë këmbyer udhëzimin me humbjen dhe shpëtimin me dënimin. -

Ata nuk e ndjekin udhëzimin e sjellë në Librin e Zotit, por i kthejnë shpinën atij, duke parapëlqyer rrugën e humbjes, kundrejt dritës së udhëzimit, duke zgjedhur ndëshkimin, kundrejt faljes së Zotit. Të tillëve u shkon për shtat veçse zjarri i Xhehenemit.

Si do ta durojnë ata Zjarrin?! -

Subhanallah! A mund ta durojnë ata zjarrin e Xhehenemit! Ku do ta gjejnë forcën për ta përballuar?!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 174 E ardhshme El-Bekare • Ajet 176