Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 181 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 181 nga 286 • Shqip


فَمَنْ بَدَّلَهُ بَعْدَمَا سَمِعَهُ فَإِنَّمَا إِثْمُهُ عَلَى الَّذِينَ يُبَدِّلُونَهُ ۚ إِنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ 181
Përkthim:
Kush e ndryshon (porosinë – testamentin) pasi e ka mësuar të vërtetën, - mëkat është vetëm për ata që e ndryshojnë; - e Perëndia, me të vërtetë, i dëgjon dhe i di të gjitha. El-Bekare 2:181
Tefsiri:

Kush e ndryshon testamentin pasi e ka dëgjuar, ta dijë se gjynahu është i atyre që e ndryshojnë. -

Pra, të gjithë ata që dëgjojnë testamentin dhe e kuptojnë shumë mirë se cilëve u adresohet ai, dhe pastaj e ndryshojnë atë, duke mos e çuar në vend porosinë, kanë gjynah dhe meritojnë ndëshkimin e Allahut të Lartësuar, ndërsa personi që lë testamentin e merr shpërblimin e tij të plotë tek Allahu i Lartësuar. Gjynahu i moszbatimit të testamentit rëndon vetëm mbi moszbatuesit e tij, të cilët e kanë dëgjuar dhe kuptuar mirë qëllimin e personit.

Allahu Dëgjon dhe i Di gjithçka. -

Pra, Allahu i Lartësuar i dëgjon të gjitha fjalët e atij që lë testamentin, i cili duhet ta ndiejë këtë mbikëqyrje dhe të mos bëjë ndonjë shkelje. Allahu i Lartësuar na kujton, gjithashtu, se Ai është Alim, i Ditur. Ai i di qëllimet dhe motivet e testamentlënësit. Ai i di edhe veprat e atyre që dëgjojnë dhe kuptojnë testamentin, të cilët e kanë detyrë ta zbatojnë ashtu si e dëgjojnë dhe e kuptojnë atë. Nëse testamentlënësi përpiqet maksimalisht që të mbajë drejtësi në këtë çështje, Allahu i Lartësuar do ta shpërblejë atë, edhe nëse gabon. Por kjo vlen edhe si kërcënim për ata që dëgjojnë testamentin dhe e kuptojnë atë, që të mos bëhen të padrejtë dhe ta ndryshojnë atë, sepse Allahu i Lartësuar di çdo qëllim, motiv dhe vepër të robit. Pra, le të jenë të gjithë të kujdesshëm prej shikimit dhe dijes absolute të Allahut për çdo çështje. Nëse porosia e testamentlënësit është e padrejtë, ata që janë të pranishëm gjatë lënies së saj, duhet ta këshillojnë personin që të tregohet i drejtë, duke i mësuar rrugën më të mirë. Pra, nëse testamentlënësi bën padrejtësi, me apo pa dashje, ai duhet këshilluar nga të pranishmit, por nëse përsëri nuk heq dorë nga padrejtësia e tij, atëherë kjo porosi nuk lejohet të zbatohet. Në një rast të tillë, çështja duhet zgjidhur si është më e drejta dhe më e mira, me vullnetin dhe pranimin e palëve. Ai që këshillon për drejtësi, për ta shpëtuar testamentlënësin nga barra e padrejtësisë, bën një vepër mjaft të çmuar. Po ashtu, edhe nëse testamenti i padrejtë ndryshohet, nuk është gjynah, sepse kjo ndihmon të vendoset drejtësia sipas Sheriatit dhe paqja mes njerëzve. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë më poshtë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 180 E ardhshme El-Bekare • Ajet 182