Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 182 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 182 nga 286 • Shqip


فَمَنْ خَافَ مِنْ مُوصٍ جَنَفًا أَوْ إِثْمًا فَأَصْلَحَ بَيْنَهُمْ فَلَا إِثْمَ عَلَيْهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ 182
Përkthim:
E ai që frikohet se porositësi (i testamentit) ka bërë pa qëllim gabim ose padrejtësi, e ndreq atë, ai – për këtë punë nuk ka mëkat. – Se me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues. El-Bekare 2:182
Tefsiri:
Nëse druheni se testamentlënësi po largohet nga drejtësia, gabimisht ose qëllimisht, dhe vendosni drejtësinë, për ju nuk ka asnjë gjynah. Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Pra, Allahu i Lartësuar i fal të gjitha gabimet e robërve . Ai është shumë i butë dhe tolerues me ata që pendohen. Ai është Falës i atij robi që heq dorë nga pasuria që i takon, për t’i dhënë përparësi më shumë vëllait të vet, në shenjë bamirësie, drejtësie dhe mëshire. Kush tregohet tolerant me të tjerët, ta dijë se edhe Allahu i Lartësuar do të tregohet tolerant me të. Madje, nëse njerëzit vendosin që ta rregullojnë çështjen e testamentit me mirëkuptim mes tyre, duke shpresuar që i vdekuri i tyre të falet nga Allahu i Lartësuar për padrejtësinë në porosinë e tij, atëherë Allahu i Lartësuar nuk ka për t’i zhgënyer, por ka për ta falur të vdekurin, për shkak të veprimit të tyre, sepse Allahu i Lartësuar i mëshiron shumë adhuruesit e Tij. A nuk është shprehje e mëshirës së Tij edhe ky ligj i Tij, nëpërmjet të cilit njerëzit mëshirojnë dhe përkujdesen për njëri-tjetrin?! Ajetet janë një nxitje e fortë që njeriu të lërë testament, duke përcaktuar me drejtësi ata që përfitojnë prej tij, pasi për çdo padrejtësi do të mbahet përgjegjësi. Ajetet nxisin, gjithashtu, për gjetjen e mirëkuptimit dhe vendosjen e drejtësisë, edhe sikur për këtë do të duhet të ndryshohet (vasijeti) porosia.
Shko te videoja e plotë e sures