Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 243 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 243 nga 286 • Shqip


أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ خَرَجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ وَهُمْ أُلُوفٌ حَذَرَ الْمَوْتِ فَقَالَ لَهُمُ اللَّهُ مُوتُوا ثُمَّ أَحْيَاهُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى النَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَشْكُرُونَ 243
Përkthim:
A nuk i pe ti (o Muhammed!) ata që nga frika e vdekjes – ikën nga qytetet e tyre, - e ishin me mijëra. E, Perëndia u tha atyre: “Vdisni!” – Pastaj, Ai i ngjalli ata se Perëndia është bëmirës i pakufishëm ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falenderojnë. El-Bekare 2:243
Tefsiri:

A nuk i ke parë ata që, edhe pse ishin me mijëra, u larguan prej atdheut të vet për t'i shpëtuar vdekjes? -

Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon historinë e disa mijëra njerëzve, të cilët u larguan nga vendi i tyre me një qëllim të vetëm: për t'i shpëtuar vdekjes nga një fatkeqësi që u kanosej. Porse caktimit të Allahut nuk mund t'i shpëtosh. Kështu, Allahu i Lartësuar u tha:

Allahu u tha atyre: “Vdisni!” E pastaj Ai i ringjalli. -

Pra, ata vdiqën që të gjithë. Më pas, Allahu i Lartësuar i ringjalli ata, ndoshta për shkak të lutjes së Profetit të tyre, ose për ndonjë shkak tjetër. Ai i ringjalli ata, duke u treguar në këtë mënyrë mëshirën, butësinë dhe faljen e Tij të madhe. Ai i ringjalli ata, për t'u qartësuar krijesave fuqinë e Tij të padiskutueshme për ringjalljen e të vdekurve. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:

Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës. -

Megjithëse Allahu i Lartësuar u dhuron krijesave mirësi të jashtëzakonshme, shumica e tyre nuk tregojnë mirënjohje. Madje shumë prej tyre, mirësitë e dhuruara nga Allahu i Lartësuar, i shfrytëzojnë për të kryer gjynahe ndaj Tij. Pak njerëz i njohin mirësitë e Zotit dhe shumë pak prej tyre i përdorin ato për ta falënderuar Atë dhe për të treguar mirënjohjen ndaj Tij. Pastaj, i Lartësuari na urdhëron që të luftojmë për hir të Tij, kundër armiqve të rrugës së drejtë. Ai na urdhëron që të luftojmë për të përhapur ndër njerëz fenë e Tij: adhurimin e një Zoti të vetëm:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 242 E ardhshme El-Bekare • Ajet 244