Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 244 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 244 nga 286 • Shqip


وَقَاتِلُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ 244
Përkthim:
Luftoni në rrugën e Perëndisë dhe dinie se Perëndia i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë. El-Bekare 2:244
Tefsiri:

Atëherë, luftoni për hir të Allahut dhe ta dini se Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka. -

Pra, rregullojeni qëllimin e luftës suaj, duke synuar me të veçse kënaqësinë e Allahut. Mësojeni se lënia e xhihadit nuk sjell asnjë lloj dobie e mirësie. Nëse mendoni se, duke lënë xhihadin, do të ruani jetën dhe sigurinë tuaj, jeni të gabuar. Për këtë arsye përmend Allahu i Lartësuar historinë e popullit që u shpërngulën masivisht nga vendi i tyre për t'i shpëtuar vdekjes, por që nuk patën shpëtim, sepse përsëri vdiqën. Edhe pse u munduan t’i ruheshin vdekjes duke ikur, ata nuk shpëtuan dot prej saj. Atyre u erdhi vdekja andej nga nuk e kishin menduar. Pra, sikurse atyre nuk u bëri dobi asnjë masë që morën kundër vdekjes, dijeni se edhe ju nuk mund t'i shpëtoni asaj duke braktisur detyrën për të bërë xhihad. Luftoni pra, se xhihadi është mirësia që kërkoni. Duke qenë se xhihadi ka nevojë për pasuri që të zhvillohet, Allahu i Lartësuar na urdhëron që të shpenzojmë për këtë qëllim, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 243 E ardhshme El-Bekare • Ajet 245