…ata që e thyejnë besën e dhënë Allahut, pasi ajo është lidhur, -
Kjo besë është dy llojesh: besë e lidhur mes tyre dhe Allahut të Lartësuar, dhe besë e lidhur mes tyre dhe njerëzve të tjerë. Kjo e fundit dokumentohet dhe regjistrohet me elementë të shumtë sigurie. E, sidoqoftë, fasik-ët nuk pyesin fare për kontratat dhe marrëveshjet e bëra. Ata i shkelin dhe i thyejnë si marrëveshjet që kanë me Krijuesin, ashtu dhe marrëveshjet me krijesat. Ata shpërfillin urdhrat dhe ndalesat e marra nga Krijuesi, ashtu siç shpërfillin të drejtat e krijesave dhe marrëveshjet me ta. Përveç kësaj:... që e shkëpusin atë
(lidhje)që Allahu ka urdhëruar të jetë e vazhdueshme, -
Këto lidhje, për të cilat Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që të ruhen, janë të shumta. Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar që, së pari, të mbajmë të paprekur e të vazhdueshme lidhjen mes nesh dhe Tij, duke forcuar besimin në fe dhe duke i shprehur Atij adhurimet tona në mënyrë të përsosur dhe me përkushtim. Ai na ka urdhëruar që të mbajmë të forta, lidhjet me Profetin e Tij. Lidhjet me të mbahen duke e besuar atë, duke e ndihmuar atë (dhe fenë e tij) , duke respektuar urdhrat e tij dhe duke i dhënë hakun e tij, në çdo aspekt. Ai na ka urdhëruar që të mbajmë lidhjet me prindërit tanë, me të afërmit, miqtë dhe me të gjitha krijesat, duke u dhënë atyre hakun, sipas dispozitave të vendosura nga Allahu i Madhëruar. Të gjitha këto lidhje duhet t`i mbajmë të forta dhe të paprekshme. Besimtarët i mbajnë fort të gjitha ato lidhje për të cilat i ka urdhëruar Allahu i Madhëruar, duke i dhënë hakun çdo aspekti, në formën më të përsosur dhe më të bukur. Ndërsa fasik-ët ndërpresin dhe shkatërrojnë çdo lidhje dhe harmoni, në gjithçka që i rrethon, duke shkelur me këmbë të drejtat e të gjithëve, me shfrenimin e tyre dhe me veprat e shëmtuara që bëjnë. Veprat e tyre quhen ndryshe edhe: ‘shkatërrim i tokës’. Allahu i Lartësuar e përkufizon krimin e tyre me fjalët:…dhe në tokë mbjellin shkatërrimin. -
Përfundimi i të tillëve është i qartë:Pikërisht ata janë të humburit
(që humbën gjithçka). - Këta që u përshkruan deri tani, janë të dështuarit dhe të humburit, qoftë në dynja, qoftë edhe në ahiret. Allahu i Madhëruar e ka kufizuar dështimin dhe humbjen vetëm për këta lloj njerëzish, sepse dështimi i tyre është i gjithanshëm. Ata nuk kanë asnjë lloj suksesi, pasi çdo vepër e mirë (që sjell fitim e sukses), për të qenë e tillë, ka si kusht imanin. Pra, ai që nuk ka iman, nuk ka të llogaritshme as vepra të mira. Ky është dështimi dhe humbja që sjell mungesa e imanit. Dështimi dhe humbja mund të shkaktohen ose nga kufri, ose nga gjynahet dhe gabimet, ose nga neglizhenca e treguar ndaj veprave të pëlqyeshme. Në këtë dështim dhe humbje mund të përfshihen të gjitha krijesat, përveç atyre që gëzojnë katër tipare: