Allahut nuk i vjen turp që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë ajo mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo. -
Kjo, pasi shembujt që sillen në Kur’ân janë plot urtësi dhe për të qartësuar të vërtetën. Allahu i Lartësuar nuk ngurron, ose nuk druhet, që të shfaqë të vërtetën. Me sa duket, ky ajet vjen si përgjigje ndaj atyre që i nënvlerësojnë të tillë shembuj dhe nuk u duket e drejtë sjellja në Kur’ân e këtyre shembujve rreth gjërave të imta e të parëndësishme (në dukje). Këta njerëz sikur kundërshtojnë Allahun në këtë aspekt. Por ky lloj kundërshtimi nuk është i drejtë dhe as me vend. Madje, me shembujt e sjellë, Allahu i Lartësuar kërkon të mësojë adhuruesit e Tij, dhe kjo është shprehje e mëshirës së Tij për ta. Për këtë arsye, këto shembuj duhen pranuar dhe për ta duhet shprehur mirënjohje e lavdërim. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë:Ata që besojnë e dinë se ai
(shembull)është “e vërteta" nga Zoti i tyre. –
Besimtarët, kur u vjen ndonjë shembull nga Allahu i Lartësuar, thellohen dhe meditojnë rreth tij, në mënyrë që ta kuptojnë atë. Nëse arrijnë të zbulojnë dhe të kuptojnë urtësitë e fshehura në shembujt e dhënë, në mënyrë të shtjelluar dhe imtësisht, atyre u shtohet dija dhe besimi. Por, edhe nëse nuk mundet të kuptojnë imtësisht gjithçka, ata janë të sigurt dhe e dinë mirë se kjo është e vërtetë e sigurt e sjellë nga Zoti i tyre. Madje, ata besojnë se urtësitë e fshehura në këtë shembull të sjellë, janë të vërteta dhe të padiskutueshme, edhe nëse nuk e dinë me hollësi se cilat janë këto imtësi. Ata janë të sigurt në diçka. Allahu i Lartësuar nuk i ka sjellë këto shembuj kot, por për urtësi të shumta e të dobishme. Ai i ka sjellë, me qëllim që krijesat të përfitojnë dije dhe përvojë.…Ndërsa ata që mohojnë do të thonë: “Ç’do të thotë Allahu me këtë si shembull?” -
Ata, duke kundërshtuar dhe shpërfillur këto shembuj, tregojnë çoroditjen e tyre. Këto shembuj të sjellë e shtojnë edhe më shumë mohimin në zemrat e tyre, sikundër besimtarëve u shtojnë dijen dhe besimin. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:Me atë
(shembull)Ai bën që shumë të humbin, e shumë i udhëzon në rrugën e drejtë. -
Kjo qe gjendja e besimtarëve dhe e qafirëve në momentin e zbritjes së ajeteve të Kur’ânit. Allahu i Lartësuar thotë: “Sa herë që shpallet ndonjë sure, disa prej tyre thonë: “Kujt ia shtoi besimin kjo sure?” Po. Besimtarëve ua shton besimin dhe ata gëzohen. E, sa u përket atyre, që kanë sëmundje në zemër, ajo ua shton edhe më shumë dyshimin që kanë, dhe ata do të vdesin si mohues.” [Teube 124,125]. Nuk ka mirësi më të madhe për adhuruesit sesa zbritja e ajeteve kuranore. E, megjithatë, këto ajete, për disa bëhen sprovë dhe çoroditje (humbje). Ato ua shtojnë të keqen mbi të keqen që i pushton, ndërsa për disa të tjerë është mëshirë dhe shtim i të mirave, mbi të mirat që pandërprerë i përjetojnë. I lartësuar dhe i lavdëruar qoftë Ai, që dalloi kë dëshiroi prej krijesave të Tij! Ai është i Vetmi që ka pushtetin të të udhëzojë në rrugën e drejtë dhe i Vetmi që nëse të lë në humbje, askush nuk mund të të udhëzojë. Me pas, Allahu i Madhëruar tregon shkakun e humbjes së atyre të cilët devijuan duke shpjeguar se kjo është drejtësia e Tij. Thotë i Madhëruari:Por në të vertetë,
(me atë shembull), Ai nuk humb askënd tjetër, përveç atyre që braktisin rrugën e Tij
(fâsiķîn).” - “Fâsiķîn” domethënë: ata që janë larg bindjes ndaj Allahut dhe mohues të rreptë të rrugës së profetëve të Allahut. Të humburit janë ata të cilët janë të qëndrueshëm e të pandryshueshëm nga këto cilësi dhe baza të tyre. E pra, urtësia e Allahut e ka përcaktuar që këta njerëz, për shkak se nuk e meritojnë udhëzimin e Tij, të mbeten në humbje, ashtu sikundër, po me urtësinë e Tij, Ai e ka përcaktuar që të udhëzojë ata që i japin përparësi imanit dhe bëjnë punë të mira. Fisķ-u (shfrenimi) është dy llojesh: