Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 35 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 35 nga 286 • Shqip


وَقُلْنَا يَا آدَمُ اسْكُنْ أَنْتَ وَزَوْجُكَ الْجَنَّةَ وَكُلَا مِنْهَا رَغَدًا حَيْثُ شِئْتُمَا وَلَا تَقْرَبَا هَٰذِهِ الشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ الظَّالِمِينَ 35
Përkthim:
Ne thamë “O Adem të jetosh ti dhe gruaja jote në xhennet dhe të hani në të sa të doni dhe kur të doni, por mos iu afroni këtij lisi sepse i bëni keq vetvetes. El-Bekare 2:35
Tefsiri:

Ne i thamë: “O Adem! Banoni në Xhenet, ti dhe bashkëshortja jote…” -

Allahu i Lartësuar e krijoi Ademin dhe e dalloi mbi krijesat e tjera. Për t’i plotësuar e përsosur më shumë mirësitë e Tij ndaj Ademit (a.s.), Allahu i Lartësuar krijoi prej Ademit një krijesë (femrën), që t’i shërbente si qetësim dhe kënaqësi për Ademin (a.s.). Ajo do të ishte një ‘vendprehje’ për të. Allahu i Lartësuar i urdhëroi ata që të banonin në Xhenet dhe të ushqeheshin prej tij, duke u thënë:

“…dhe hani nga frutat e tij lirisht dhe ku të dëshironi” -

Kuptimi: Hani fruta, domethënë shumë lloje frutash, me kënaqësi dhe duke i shijuar ato. Kështu, Ai i lejoi të provonin nga çdo gjë që shihnin në Xhenet dhe prej çdo lloji të frutave që të dëshironin. Allahu i Lartësuar i tha Ademit (a.s.), sikurse tregohet në suren Ta Ha, ajeti 119: “Ti aty (në Xhenet)nuk ke për të qenë i uritur e as ke për të mbetur i zhveshur. Aty nuk ke për të patur etje e as nuk do të kesh vapë.” Por, më pas, Allahu i Lartësuar, duke dashur t’i sprovonte, u tha:

“por mos iu afroni asaj peme e të bëheni të padrejtë.”-

Domethënë flitej për një lloj peme që gjendej aty, mes të tjerave. Ndalesa e drejtuar e bënte haram afrimin te pema, sepse çdo rast kur nuk respektohet një ndalesë konsiderohet padrejtësi, zullum. Por armiku i tyre (Shejtani) vazhdoi t'u bënte atyre vesvese, t’ua zbukuronte haramin dhe t’i tundonte drejt tij, derisa:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 34 E ardhshme El-Bekare • Ajet 36